AMIE: NË ZONËN E GOLLOBORDËS JETOJNË MAQEDONAS KRENARË

Partia e vetme e maqedonasve në Shqipëri, Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE), reagoi ndaj asaj që tha se ishte “sjellja e fundit e ambasadës bullgare në Tiranë, për të treguar artificialisht pakicë bullgare në zonën e Gollobordës”.

“Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian, AMIE dënon sjelljen e ambasadës bullgare në Tiranë e cila në prag të festave të fundvitit po shprëndan dhurata për qellime propagandistike për nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “Elez Koçi” në Ostren dhe në shkollën “10 Dëshmorët” në Trebishtë, në zonën e Gollobordës duke i paraqitur si nxënës bullgar.”

AMIE shton se në zonën e Gollobordës nuk ka pasur dhe nuk ka pakicë bullgare, por këtu prej shekujsh jetojnë vetëm maqedonas, të cilët janë krenarë për këtë.

“Јanë gdhendur përgjithmonë në kujtesën e banorëve të Gollobordës, krimet bullgare gjatë pushtimit të zonës së Gollobordës nga ana e Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore. Pikërisht Elez Koçi, emrin e të cilit sot mban shkolla e Ostrenit, është vrarë në vitin 1916 nga ana e ushtrisë bullgare, të cilat e varosin të gjallë afër përroit në fshatin Vërnicë, në zonën e Gollobordës”, thuhet në reagimin.

Banorët e zonës së Gollobordës, theksohet në reagimin e partisë, presin falje zyrtare nga Bullgaria për krimet e kryera gjatë Luftës së Parë Botërore.

“Sjellja e ambasadës bullgare në Tiranë, e cila shrtytëzon varfërin në zonat ku jeton komuniteti maqedonas në Shqipëri, duke e paraqitur si komunitet bullgar, është një perversion primitiv dhe deformim historik i së vërtetës”, thekson AMIE në reagimin. (Makedonium)