Sterjovski për SOT7: Maqedonasit në Shqipëri vitet e fundit po përballen me politikë agresive nga Bullgaria për asimilimin e tyre

Kryetari i partisë Aleanca е Maqedonasve për Integrim Europian (AMIE), Vasil Sterjovski, në emisionin “Konak” në televizionin SOT7, ka folur për përpjekjet e Bullgarisë për asimilimin e maqedonasve në Shqipëri.

– Maqedonasit në Shqipëri vitet e fundit po përballen me një politikë agresive të Bullgarisë për asimilimin e tyre. Kjo politikë bullgare në terren vitet e fundit po realizohet me heshtjen e Shqipërisë, në disa raste edhe me ndihmën e saj, me qëllim që Shqipëria të mos pengohet nga Bullgaria, të nisë procesin e negociatave për anëtarësimin në BE. Kështu u njoh minoriteti inekzistent bullgar në vitin 2017, pa plotësuar asnjë kriter për ekzistencën e një minoriteti, kur Shqipëria në momentin e fundit iu dorëzua kërcënimeve të Bullgarisë me veto për fillimin e negociatave të anëtarësimit në BE- tha Sterjovski.

Të gjithë bisedën mund ta ndiqni më poshtë.

https://www.facebook.com/vasil.sterjovski/videos/310465707643084