Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë Vasil Sterjovski në 4 tetor 2019 në Kuvend u takua me ministren e Drejtësisë të Republikës së Maqedonisë Renata Deskoska.
Ministrja Deskoska e uroi për zgjedhjen si deputet i parlamentit shqiptar dhe i uroi suksese në mandatin e tij parlamentar.
Konstatuam se interesi i përbashkët i Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë është bashkëpunimi në çdo fushë, përmirësimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe integrimin në strukturat europiane. Presim që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të votojnë për fillimin e negociatave të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë me Bashkimin Europian në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Europian në tetor – tha për mediat Sterjovski.
Në takim diskutuan edhe për pozicionin dhe të drejtat e komunitetit maqedonas në Shqipëri.
Nga ana ime, informova Ministren për aktivitetet e tanishme që synojnë përmirësimin e pozitës së komunitetit maqedonas në Shqipëri. Gjithashtu i shpreha mirënjohjen për ndihmën që jepte si Ministre e Arsimit të Republikës së Maqedonisë për studentët maqedonas nga Shqipëria që studionin në Universitetet e Maqedonisë.- tha për mediat Sterjovski.
Ministrja Renata Deskoska së bashku me Ministrat e Drejtësisë të Ballkanit Perëndimor sot morën pjesë në Tiranë në një konferencë të nivelit të lartë me titull „It’s all about Justice”, e organizuar nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë në bashkëpunim me Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal. (Makedonium)