BIE PRODHIMI I PATATES NË STEBLEVË

E njohur për cilësin e saj të mirë, si një produkt bio, rritur në lartësinë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, patatja e Steblevës, në Librzhdë, edhe këtë vitë nuk ka treg të garantuar.

Prodhimi ka mbetur i mbuluar në kavaletët e vendosura nëpër ara, ndërsa fermerët thonë se një vitë më parë u është dashur të hedhin më shumë se gjysma e prodhimit.

Fermerër e kësaj zone kanë nevojë për një pikë grumbullimi, ndërsa shtojnë se me etiketën “patate Steblevë” është abuzuar. Si pasojë e prodhimit të mbetur stok vit pas viti tashmë, fermerët nuk prodhojnë shumë si më parë. Prodhimi ka rënë pasi fermerët e kësaj zone nuk kanë leverdi nga kultivimi i patates. (Makedonium)